Hetimi për serverin e Tatimeve, dëshmon ish-drejtori IT: Dëmi për mbi 4...

Hetimi për serverin e Tatimeve, dëshmon ish-drejtori IT: Dëmi për mbi 4 milionë deklarata nga ndërhyrja në sistem

191
0
Shares

Komisioni Hetimor Parlamentar për serverin e Tatimeve ka vijuar punën me pyetjen e ish-drejtorit të IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista, i cili ka qenë edhe i arrestuar nga Prokuroria, në lidhje me skandalin e serverit të tatimeve.
Rista deklaroi se eprorja e tij e drejtpërdrejtë, Drejtorja e Tatimeve e kishte urdhëruar verbalisht që t’i krijonte akses grupit të Auditit të Ministrisë së Financave, grup i cili sipas Ristës, ka kryer veprime të kundërligjshme me të dhënat e Tatimeve. “Kam marrë një urdhër verbal nga drejtori ku më është kërkuar që t’u lejoja akses këtyre personave, t’u hapja rrugë sepse ka marrë urdhër nga ministri dhe Kryeministrit. Këta persona kanë kopjuar të dhënat, një pjesë e madhe e të cilave kanë dalë jashtë institucionit, paçka se ishte e ndaluar me ligj të veçantë”, thotë Rista.
Ish-drejtori i IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista seancës së pyetjeve në komisionin hetimor për Verifikimin e Bllokimit të Sistemeve Elektronike Tatimore, deklaroi se nga ndërhyrja, dëmtimi ka qënë i jashtëzakonshëm për më shumë se 4 milionë deklarata me të dhëna sensitive të bisnesit në Shqipëri.
Gjatë dëshmisë ish-drejtori i IT Renald Rista, deklaroi se pasi ishte liruar nga arresti kishte mësuar se pyetjet që i ishin bërë në Prokurori ishin hartuar më parë nga persona, pjesë e qarqeve politike, që ishin të përfshira në klonimin e të dhënave të serverit të tatimeve.
Sipas Ristës të dhënat e klonuara mund të përdoren për të shantazhuar bizneset si nga politika, por edhe nga aktiviteti kriminal nëse i zotëron ato.
Sipas tij janë të shumta mënyrat e mundshme të keqpërdorimit të të dhënave të kopjuara nga sistemi i tatimeve.
Përgjatë 3 ditëve në mesin e nëntorit të vitit 2013, sipas Ristës, u kopjuan të dhënat nga serveri i tatimeve. Sistemi u bllokua për 3 javë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY