“Edhe kur nuk kemi bërë gjënë e duhur, kemi bërë pikërisht gjënë...

“Edhe kur nuk kemi bërë gjënë e duhur, kemi bërë pikërisht gjënë e duhur”

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të forcuar pozitat brenda PS ka mbledhur socialistët e Tiranës vetëm dy ditë para Kongresit të PS-së.

Ai deklaroi para socialistëve të kryeqytetit se PS dhe qeveria e tij kanë kryer reforma që nuk u bënë dot për dy dhjetëvjecarë.

Ai përmendi si reforma, vjeljen faturave të energjisë, mbylljen e disa universiteteve private, ndryshimin e disa teksteve ose heqjen e tekstit alternativ nga shkollat nëntëvjecare.

Kryeministri tha se ende kanë mbetur gjëra pa bërë dhe duhej të ishte bërë më shumë. Por kur shoh baltën që hidhet mbi qeverinë nga mëngjesi deri në darkë, edhe kur nuk kemi bërë gjënë e duhur kemi bërë pikërisht gjënë e duhur.

Dukë nënkuptuar deputetin rival Ben Blushi ai tha se lehaqentë le të vijojnë të lehin ndërsa qeveria dhe PS do të bëjnë reforma.

Në vijim të debatit mbi lirinë e brendshme në PS, Rama tha se në PS janë të gjithë të lirë përvec atyre që nuk dinë cfarë të bëjnë me lirinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY