Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot krijimin e një institucioni i cili trajton ankesat e azilantëve në Shqipëri.
Sipas vendimit të qeverisë bërë publik sot është vendosur krijimi i Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, si autoriteti i vetëm kompetent, vendimmarrës, për ankimet kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët.
Komisioni kryesohet nga Komisioneri Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët është përfaqësues i kategorisë së lartë drejtuese dhe caktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. Kimsioni përbëhet nga këta anëtarë:
– një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme;
– një përfaqësues i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;
– një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
– një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë;
– një përfaqësues i Shërbimit Informativ të Shtetit;
– një përfaqësues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/