PER HERE TE PARE/Kosova dëbon nga vendi një qytetar të Shqipërisë

PER HERE TE PARE/Kosova dëbon nga vendi një qytetar të Shqipërisë

81
0
Shares

Policia e Kosovës ka depërtuar sot për herë të parë një qytetar nga Shqipëria duke i ndaluar hyrjen e aq më pak aktivitetin në Kosovë për një periudhë 2 vjecare.

Ky është rasti i parë që një qytetar i Shqipërisë gjendet përpara një mase kaq ekstreme në Kosovë, vend me të cilin Shqipëria nuk ka kufizime në pulsim apo jetesë në dy vendet respektove.

Personi që u arrestua dhe më pas u depërtua në kufirin Shqipëri-Kosovë është Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje , Bojken Abazi.

Ai u arrestua edhe pak ditë më parë nga policia e Kosovës. Abazi ka qenë në qendër të bisedimeve mes disa krerëve të vetëvendosjes dhe drejtuesve të qeverisë në Tiranë për ndërhyrje tek qeveria Mustafa lidhur me statusin e Abazit në Prishtinë.

Besohet se edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka diskutuar këtë cështje gjatë takimit që kishte sot me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
edi rama shpend ahmeti

Sipas medieve kosovare, Abazi nuk ka ndonjë akuzë nga policia apo organet hetuese të Kosovës.

Vetë ky i fundit shkruajti një mesazh në Facebook ku ndër të tjera thekson se:

Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.

Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY