Pakistani hap Konsullatë Nderi në Tiranë

Pakistani hap Konsullatë Nderi në Tiranë

114
0
Shares

Konsullata e Nderit e Republikës Islamike të Pakistanit është hapur dje në Tiranë. Ambasadori i Pakistanit në Shqipëri, Shkëlqesia e tij Ambasadori Nadeem Riyaz inauguroi Konsullatën e Nderit në një pritje zyrtare.

Gjatë fjalës së rastit ambasadori Riyaz theksoi se Pakistani dhe Shqipëria gëzojnë lidhje të ngushta dypalëshe. Hapja e Konsullatës së Nderit do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme. Në mënyrë të veçantë ka vend për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, të biznesit, marrëdhëniet kulturore, si edhe ato ndërmjet njerëzve. Duke prezantuar Konsullin e Nderit të Pakistanit, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), i cili i ka rrënjët nga Pakistani, Ambasadori shprehu shpresën se Konsulli i Nderit do të jetë në gjendje për të përmbushur këtë objektiv.

Zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, Z. Selim Belortaja, u shpreh se paraqitja e kredencialeve nga Ambasadori i Pakistanit dhe hapja e Konsullatës së Nderit paraqesin dy hapa të mëdhenj në drejtim të realizimit të pritshmërive të të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe.

Konsulli i Nderit Z. Pencabligil theksoi se ka një potencial të madh për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai theksoi angazhimin e tij veçanërisht për të rritur aktivitetin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Konsullata do të ketë selinë e saj në zyrat qëndrore të BKT-së në Bulevardin. Zhan d’Ark.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY