PS në referendum në Prill

PS në referendum në Prill

70
0
Shares

Socialistët do të shkojnë në referendumin e kërkuar nga Edi Rama jo me statutin e vjetër por me draftin e ri, që pritet të hyjë në fuqi ditën e Kongresit të 19 marsit. Ky i fundit përcakton edhe datën e referendumit, që nuk mund të jetë më larg se 30 ditë nga mbledhja e Kongresit.

Referendumi mes anëtarësisë së Partisë Socialiste, i kërkuar nga Edi Rama në lidhje me mandatin e tij të kryetarit, duhet të thirret brenda datës 18 prill, gjithnjë nëse Kongresi do ta miratojë atë. Votimi do të zhvillohet jo në bazë të rregullave aktuale por në bazë të statutit të ri, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë ditën e Kongresit të 19 marsit. Në nenin 40, drafti i ri përcakton se është pikërisht kompetencë e Kongresit përcaktimi i datës kur thirret anëtarësia për të zgjedhur kryetarin e partisë sipas parimit një anëtar një votë, por kjo nuk mund të ndodhë më vonë se 30 ditë nga data e zhvillimit të Kongresit. Ky formulim duket se do të përshtatet edhe në rastin e referendumit të kërkuar prej Ramës.

Burimet në Partinë Socialiste pohojnë se ende nuk është zyrtarizuar forma në të cilën do të shtrohet pyetja, përballë së cilës do të vendoset anëtarësia e PS. Ajo që dihet deri tani është se ajo do të jetë me vetëm dy alternativa, duke kërkuar një përgjigje Pohuese ose Mohuese. Një gjë e tillë bën referendumin e kërkuar nga Rama që të marrë më shumë trajtën e një votëbesimi që kryetari i partisë aktual i kërkon anëtarësisë socialiste.

Të njëjtat burime shtuan se para se të kalohet në votim, do të lejohet gjithashtu zhvillimi i një fushate në bazën socialiste, gjatë së cilës kushdo do të mund të mbështesë një nga dy opsionet e referendumit. Kjo duket se do t’i lejojë sfidantit të Ramës, deputetit Ben Blushi, që të zhvillojë takime të rregullta në qytete të ndryshme të vendit, me anëtarët e PS, për të kërkuar një votë kundër Ramës. Që referendumi të jetë i vlefshëm, duhet të marrin pjesë në të më shumë se gjysma e anëtarësisë socialiste dhe vetëm nëse Rama nuk merr konfirmimin që kërkon nga baza e partisë, atëherë do të hapet gara mes dy apo më shumë kandidatëve. abcneës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY