Koco Kokëdhima shpjegon në Kosovë skandalin me Lee Peterson

Koco Kokëdhima shpjegon në Kosovë skandalin me Lee Peterson

95
0
Shares

Deputeti socialist Koco Kokedhima ka hedhur poshtë sot bashkëpunimin me Lee Peterson, një person i akuzuar për mashtrim në SHBA. Mediat online në Tiranë kanë publikuar sot disa të dhëna të siguara nga hashtagalbania se Lee Peterson ndiqet penalisht nga FBI amerikane ndërkohë që ka qënë mysafir i nderuar për disa ditë e deputetit të PS-së, Koco Kokëdhima.

Sipas të dhënave të publikuara Kokëdhima i ka siguruar këtij të fundit disa marrëveshje në bashkinë e Fierit dhe të Sarandës ndërkohë që media në pronësi të Kokëdhimës e kanë paraqitur atë si senator në SHBA.
Më poshtë janë shpjegimet e Kokëdhimës lidhur me dokumentat e publikuara:

Cila është historia e relatave tuaja me Cary Lee Peterson?

Koco Kokëdhima: U informova për fushatën më të re të akuzave e insinuatave keqdashëse të një grupi mediash on-line të investuara sistematikisht në fushata shpifëse ndaj meje. Unë e kam ftuar në Shqipëri senatorin e Mikronezisë Shelten G. Neth. Ky senator në dijeninë time është edhe një lobues në Mikronezi për programet e kanabisit farmaceutik dhe ashtu siç unë interesohem për legalizimin e kanabisit farmaceutik në Shqipëri, edhe ky person ka punuar për një kohë të gjatë për legalizimin e kanabisit farmaceutik në Mikronezi. Mikronezia ka programe ambicioze për aplikimet e kanabisit farmaceutik, bazuar në vlerat e tij të rëndësishme terapeutike si për luftën kundër kancerit ashtu edhe për sëmundjet e epilepsisë.

Mikronezia është një protektorat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Paqësor dhe ka legalizuar kanabisin farmaceutik kohë më parë. Senatori i Mikronezise ka kërkuar që së bashku me Lee Peterson të vizitojë Shqipërinë dhe të diskutojë për mundësinë e bashkëpunimit për kanabisin farmaceutik. Për të bërë të mundur lejimin dhe ardhjen e tij këtu, me kërkesën e tij, unë i bëra ftesë dhe ai erdhi në Shqipëri. Së bashku me këtë senator të Mikronezisë, i cili edhe sot vazhdon të jetë senator në detyrë dhe me kërkesën e tij ka ardhur në Shqipëri edhe Cary Lee Peterson. Cary Lee Peterson është lobist dhe zyrtar në kongresin Amerikan në dijeninë time. Është gjithashtu aktivist dhe diplomat i Kombeve të Bashkuara. Zoti Lee Peterson ka komunikuar me zyrën time disa herë për realizimin e kësaj vizite, por gjithmonë përmes zyrës së Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet DMPP në Tiranë të akredituar në Kombet e Bashkuara dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo drejtpërdrejt sepse unë nuk kam pasur njohje dhe kontakte të drejtpërdrejta me të. Objekti i diskutimit që ne kemi bërë në Shqipëri, ka qenë interesi i tyre për projektin e furnizimit të Mikronezisë me kanabisin farmaceutik nga Shqipëria. Ky ka qenë qëllimi i vizitës së tyre për aq sa di unë.

Jeni takuar vetëm një herë?

Koço Kokëdhima: Jemi takuar vetëm një herë në Gusht të vitit të shkuar. Vetëm kjo vizitë ka qenë. Ata donin të vinin qysh në muajin maj por vizita e tyre u bë e mundur në gusht. Lee Peterson erdhi më përpara dhe qëndroi disa ditë më shumë ndërsa senatori Mikronezian pati shume vështirësi për të arritur në Tiranë sepse vendi i tij nuk ishte në të njëjtat kushte me vendet e tjera të njohura nga shteti ynë, nuk ishte i listuar si vend i njohur kam përshtypjen dhe humbi kohë për viza e leje hyrjeje në Shqipëri. Petersoni erdhi dhe më takoi në Vlorë ku unë isha me punë ato ditë. Atë ditë që erdhi e ftova për darkë së bashku me disa kolegë deputetë e kryetarë të bashkive të qarkut Vlorë me të cilët unë kisha një darkë pune të planifikuar. Senatorin Shelten G. Neth e takova ne Tiranë së bashku me Petersonin disa ditë me pas.

Unë kam ftuar senatorin e Mikronezisë G. Neth në Tiranë. Zoti Shelten G Neth ma kërkoi këtë gjë me shkrim. Ndërsa Lee Peterson ishte zgjedhur e caktuar nga Mikronezia si lobist për projektet e kanabisit farmaceutik ne Mikronezi. Ai nuk kishte nevojë për ftesë nga unë. Ai ka ardhur në Shqipëri i dërguar nga Mikronezia si lobist i këtij projekti.

Është shumë e pashpresë përpjekja e disa mediave në Tiranë të cilat duan të bëjnë një lidhje mes nesh e Petersonit për problemet që mund të ketë ai me ligjet në vendin e tij. Ne s’kemi asnjë lidhje as me të dhe as me problemet e tij. Këto informacione, raporte dhe lajme dashakeqëse e dizinformuese të mbushura me gënjeshtra e deformime, janë përhapur nga një sit në pronësi të deputetes aktuale të Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Në përgjigjet e Kokëdhimës nuk mohon takimet me Lee Peterson dhe projektet e përbashkëta me të. Kjo histori bashkuar edhe imunitetin në diskutim të deputetit Kokëdhiam do ia bëjë më të vështirë rrugën drejt postit të numrit të PS-së, post që pretendon ta sigurojë në Kongresin që do të mbahet me 19 mars.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY