3 ATENTATE/Tirana në pamjen “Made in Mexico”

3 ATENTATE/Tirana në pamjen “Made in Mexico”

65
0
Shares

Tirana është tronditur sonte nga tre atentate njëri pas tjetrit në harkun kohor të tri orëve duke vënë në dyshim sigurinë e qytetarëve në kryeqytet.

Atentati i parë ishte me eksploziv në rrugën 5 maji dhe drejtohej ndaj një biznesi të ndërtimit. Për fat nuk kishte pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale. Megjithatë shpërthimi mund të jetë paralajëmrim i një fillimit të një hakmarrje të mundshme.

Atentati i dytë përfshiu sërish një biznesmen. Një sipërmarrës ndërtimi u qëllua me katër plumba në sy të gruas së tij, në një zonë mjaft të populluar afër qendrës së Tiranës, rruga komuna e Parisit. Dy prej plumbave qëlluan ën trup, por biznesmeni Lulëzim Kazani arriti të shpëtonte gjallë.

Vetëm pak minuta më vonë një atentat me silenciator i mori jetën në zonën e ish-Bllokut një ish oficeri policie. Viktima është Ajet Zeqaj, 35 vjec i cili sapo ishte kthyer nga Franca.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY