Vera e kuqe rrit dëshirën e femrave për të bërë dashuri, por jo falë alkoolit. Brenda kësaj pije janë disa substanca kimike përgjegjëse për “zierjen” e gjakut në disa zona të trupit, çka bën që të rritet dëshira. Ky fakt u zbulua nga studiuesit italian të Universita di Firenze, të cilët e publikuan studimin e tyre në “Journal of Sexual Medicine”.
“Një gotë verë e kuqe në ditë, apo pak më shumë garantojnë një shëndet më të mirë dhe një kënaqësi më të madhe seksuale”, shprehet Nicola Mondaini, profesor dhe drejtues i studimit. Studiuesit kanë analizuar 800 femra, duke kontrolluar konsumin e verës së kuqe si dhe duke matur kënaqësinë e tyre seksuale dhe shpeshtësinë e raporteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/