Paloka: Benzema mbeti jashtë kombëtares franceze për një shantazh, Prenga në Kuvend...

Paloka: Benzema mbeti jashtë kombëtares franceze për një shantazh, Prenga në Kuvend dhe pse plagosi

62
0
Shares

“Kryeministri revoltohet për gjyqtarin që liron një qytetar për armëmbajtje pa leje, por nuk shqetësohet për gjykatën që liron deputetin e mazhorancës të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje”. Me këtë argument kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka kërkuar votimin e amendamentit të opozitës për dekriminalizimin. Sipas tij nëse amendamentet e opozitës nuk votohen opozita do ti bashkohet qytetarëve. Në thelb amendamenti i opozitës kërkon pezullimin zyrtarëve dhe deputetëve nga funksioneve në rast të akuzave të rënda. Paloka e ka nisur fjalën e tij duke e krahasuar me rastin e futbollistit Benzema dhe të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë në Itali.

Deklarata e plotë e Edi Palokes

Kryeministri i Francës pak ditë më parë deklaroi se Benzema, futbollist që luan me Realin e Madritit, nuk mund te luajë me kombëtaren franceze pasi është i akuzuar se ka bërë shantazh. Dy vite më parë në Itali plasi një skandal dhe u dhanë dorëheqje zyrtarësh vetëm pasi një të dyshuari si mafioz u lejua në një ceremoni mortore të bujshme. E përmend këtë për të bërë diferencës mes asaj që pretendojmë që shkojmë dhe asaj që kërkon të na çojë kryeministri ynë. Nuk ka qytet ku të mos dëgjojmë të njëjtin refren, në zyra ka njerëz që nuk dinë të shkruajnë nuk dinë të vënë as firmën, dhe janë dhe drejtor. Kanë vetëm një CV të përbashkët, kanë lidhje me krimin.

Kryeministri flet i revoltuar për një gjyqtar që liroi një të akuzuar për armëmbajtje pa leje, dhe për këtë flet se mungon barazia. Por nuk u revoltua kryeministri kur gjykata liroi një deputet të mazhorancës i cili nuk akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje por dhe për plagosje.

Amendamenti që kemi sjellë për dekriminalizimin lidhet pikërisht me këtë çështje, që zyrtarë deputetë që janë kapur në flagrancë me krime të rënda ndaj njeriut si plagosje, të mos vazhdojë të kryejë funksione zyrtare deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

E dimë se Rama tashmë e ka dhënë urdhrin për këtë amendament, të mos e votojmë.

E dimë se dhe ligjin për dekriminalizimin e miratoi i detyruar, por të nesërmen vazhdoi paradën me të akuzuarit. Kjo me një argument, që unë e votova por nuk u lëshoj.

Kjo është qeveria e prengëve dhe e kokëdhimëve ndaj dhe këtyre nuk u shkon ndër mend të mbrojnë interesin e qytetarëve. Presin që nesër me paratë e krimit dhe të grabitura të blejnë votën, ti mbajnë prapë në pushtet.

Ndaj këtë ky parlament nuk e zgjidh dot, deri sa nuk mbron interesin e qytetarëve. Ne si opozitë do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në parlament, të mbrojmë interesin e qytetarëve. Deri sa kjo qeveri e ky parlament nuk mbron interesat e qytetarëve dhe ne do të bashkohemi me ta.

Ndaj opozita do të marrë pjesë të votojë amendamentet tona, por nuk mund të jetë pjesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY