Vrasja në Cërrik, viktima gostiti vrasësit me raki e arra

Vrasja në Cërrik, viktima gostiti vrasësit me raki e arra

118
0
Shares

Shtëpia e viktimës ku ndodhi vrasja

Viktima në Shalë të Cërrikut u kishte shtruar drekë autorëve para se ata ta vrisnin për 5 milionë lekë. Por, kur u shtroi fqinjëve raki e arra për Ditën e Verës, as e diti që po shtronte vdekjen e tij.
55 vjeçari Bajram Shinkolli u godit me çekiç në kokë nga dy burra, babë e bir Naim dhe Ilir Çekrezias, aktualisht të dyshuar dhe të arrestuar.
Më i riu nga Çekrezët është në të njëjtën kohë edhe baxhanaku i djalit të viktimës.
Vrasësit si duket ishin organizuar në çdo gjë. Familja Shinkolli në Shalë të Cërrikut kishin zbritur në Elbasan për festën e verës, raportin “ABC News”.
Edhe banorët e fshatit të gjithë në festë. Në katin e dytë të shtëpisë ndodhej vetëm nëna e viktimës, 97 vjeçarja që nuk dëgjon e nuk shikon.
Në rrethana të tilla mendohet që fqinjët i trokitën mikut të tyre për të festuar së bashku. Familjaret gjetën gota rakie në tryezë. Besohet se në pije e sipër autorët vranë Shinkollin dhe i morën shumën prej afro 5 milionë lekë të kursyera.
Kur nusja u kthye në shtëpi, dera ishte e mbyllur me çelës. Nga dritarja ajo pa vjehrrin e vdekur brenda në kuzhinë. Të gjithë menduan se duhej të ishte një aksident.
I pari që dyshoi për vrasjen e te atit ishte Andi, emigrant në Greqi. Për këtë ai njoftoi shefin e policisë. 
Të arrestuarit Naim dhe Ilir Çekrezi morën pjesë edhe në varrimin e Shinkollit. Familjarët dëshmojnë se ata nuk ishin të qetë.
Policia e gjeti celularin e viktimës në zjarr brenda në sobë. Ai  do ketë tentuar ta përdorë për ndihmë, por autorët ja kanë marrë nga dora. Edhe dy gota rakie ishin në tavolinë . Kurse goditja e fortë me çekiç i kishte shkaktuar një gropë të fortë në kokë viktimës. 
Familjarët besojnë se autorët e vranë njeriun e tyre për të humbur gjurmët, por megjithatë pritet versioni i saktë i policisë.
Arrestimet për ngjarjen u bënë të mërkurën, pasi policia zbuloi në ullishte shumën e parave të vjedhura dhe disa sende, të cilat dyshohet se janë përdorur në krim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY