Tiranë, këshilltarët e PD letër ambasadorëve të SHBA, OSBE e BE si...

Tiranë, këshilltarët e PD letër ambasadorëve të SHBA, OSBE e BE si dhe KE

62
0
Shares

Anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës i kanë kërkuar sqarime kryetarit të Bashkisë së Tiranës mbi ndërtimin e parkut të lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës. Sipas tyre betonizimi i parkut është në kundërshtim me ligjin si dhe me vendimin e këshillit Rregullues. Po ashtu këshilltarët kanë shprehur shqetësimin për shpërnguljen me forcë të 200 familjeve rome.
Një tjetër shkresë këshilltarët i kanë dërguar përfaqësisë së Këshillit të Evropës në Tiranë Marco Leidekker, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë Donald Lu, kreut të  Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin si dhe përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig.
Në këtë shkresë është ngritur shqetësimi për shkeljen e ligjit porsa i përket detyrimit për mbledhjen e këshillit bashkiak të paktën një herë në tre muaj, si dhe për mosdhënien në kohë të informacionit për sa i përket rendit të ditës. Kjo vonesë e informacionit bën që opozita të mos ketë kohë të zhvillojë diskutime me grupet e interesit si dhe të mos ketë kohën e duhur për të studiuar projektvendimet.
“Me vendimin Nr. 57 date 24.12.2012 Këshilli Bashkiak i qytetit të Tiranës miratoi ‘Planin e Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës’, konfirmuar sipas procedurës së përcaktuar nga ligji  me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 1 datë 15.02.2013. Një nga çështjet prioritare të këtij plani ishte ruajtja e sipërfaqes së gjelbër brenda kufirit të parkut të madh të liqenit artificial dhe përcaktimi i statusit të këtij parku si zonë ku nuk lejohet në mënyrë kategorike ndërtimi. Ky status pasqyrohet qartë në materialet grafike dhe rregulloren e Planit te Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës, që gjenden të publikuara edhe sot në faqen e Bashkisë së Tiranës. Në këto territore nuk lejohet asnjë lloj zhvillimi. Përdorimi i parcelave do të mbetet i pandryshuar. Ndërhyrja në territor mund të rivlerësojë infrastrukturën rrugore dhe inxhinierike në nën-njësi dhe riorganizim të hapësirave publike”, thuhet në kërkesën e PD-së për sa i përket ndërtimit të parkut të lojrave në parkun e liqenit artificial.
Për sa i përket transferimit të familjeve rome PD shprehet se “Bashkia Tiranë ka zhvendosur mbi 200 banorë të komunitetit rom/egjiptian, që sipas fakteve dhe dëshmive të tyre kjo zhvendosje është kryer me dhunë dhe forcë nga ana e Policisë Bashkiake, e gjithë kjo bazuar në pretendimin se bëhej në kuadër të një Master Plani Rregullues të Liqenit të Tiranës”, ndaj dhe për këtë është kërkuar informacion. Ndërkohë në letrën e dërguar katërshes së ambasadorëve, PD ka renditur pikat që i konsideron si shkelje.
“Edhe pse Neni 53, pika 2, e ligjit Nr. 139/2015, ‘Për vetëqeverisjen vendore’, përcakton qartë se: “Mbledhjet e radhës së këshillit bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj”, mbledhja e radhës u mbajt më datë 11 mars, ndërkohë që ajo e mëparshme ishte zhvilluar më datë 30 dhjetor të vitit 2015, pra për më shumë se dy muaj këshilli nuk u mblodh. Ndërkohë që pika 4, po e nenit 53, përcakton se: ‘Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj”, shpesh nuk zbatohet. Mbledhja e datës 11 mars, edhe pse me një pikë të rendit të ditës shumë të rëndësishme, sikundër P/Vendimin:  Për  ‘Disa  ndryshime  në  Vendimin  e  Këshillit  Bashkiak  nr. 59,  datë 30.12.2015, ‘Për sistemin  e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin  e Tiranës’”, u njoftua vetëm 48 orë më herët.
“Në rastin e mbledhjes së datës 30 dhjetor, ku diskutoheshin dy nga aktet më të rëndësishme për aktivitetin e bashkisë, sikundër është Buxheti dhe Paketa fiskale, njoftimi u bë në limitet fundore që parashikon ligji, duke mos i dhënë kështu  mundësinë Këshillit që ta diskutojë me komunitetin apo grupet e interesit, një e drejtë dhe detyrim ligjor i tij”, shprehet PD.

Për tu njohur me kërkesat kliko më poshtë …

Kërkesa 1
Kërkesa 2
Kërkesa 3
Kërkesa 4
Kërkesa 5
Kërkesa 6

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY