Ligji i ri i pronave miratuar vetëm nga mazhoranca mori një goditje tjetër sot pas vendimit që mori Gjykata e Strasburgut për kompensimin me rreth 11 milionë euro për 7 cështje të ndryshme që lidhen me pronësinë.
Gjykata ka publikuar vendimin e emërtuar “Rista kundër Shqipërisë” ku përfshihen 7 çështje që lidhen me kompensimin e pronës.
Pronat e pakompensuara ishin njohur nga komisionet e kthimit të pronave në kohë të ndryshme.
Gjykata e Strasburgut i kërkon qeverisë shqipëtare që kompensimi të kryhet brenda një periudhe tre mujore duke aplikuar penalitete nëse kompensimi nuk kryhet brenda kësaj periudhe.
Ligji i ri i pronave u kthye nga Presidenti Nishani për rishqyrtim por mazhoranca rrëzoi dekretin për kthim të Presidentit. Ligji i pronave është në Gjykatën Kushtetuese.
Qeveria shqiptare pretendoi në muajin dhjetor të vitit të kaluar se ligji i ri për pronat kishte marrë edhe miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës duke abuzuar me një letërkëmbim mes qeverisë dhe Strasburgut ku ky i fundit i kërkonte Tiranës zyrtare shpjegime të mëtejshme rreth ndryshimeve në skemën e kompensimit të pronave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/