PD mbështet protestën e shoqërisë civile te liqeni

PD mbështet protestën e shoqërisë civile te liqeni

67
0
Shares

Një ditë para se KQZ të marrë në shqyrtim tre kërkesat e PD-së për referendume lokale, një prej të cilave ka të bëjë me Parkun e Liqenit, funksionarë të kësaj partie mbështetën protestën e shoqërisë civile e cila kundërshton projektin e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Maltezi ishte sot pranë protestuesve të cilët i siguroi për mbështetjen e plotë të opozitës.

“Pa plan, pa leje mjedisore, pa degjese publike, pa pritur leje ndertimi u ndane 700 milione leke per betone brenda parkut dhe betonizimi filloi pa pritur as leje dhe as supervizim. Po betonizojne si hiena pa pritur as vendimin e KQZ per referendumet vendore. Ku jane institucionet e shtetit? Prokuroria ka fut ne burg njerez per nje tende ne veranden e vet ndersa ketu ka ikur ne drejtim te paditur?”, tha Malltezi.

Aktivistë të shoqërisë civile kanë vendosur regjimin enjë proteste pa ndërprerje dhe pa afat në vendin ku bashkia ka vensour të ndërtojë një park për fëmijët i cili përvecse con në prerjen e pemëve shton beton dhe shërbime urbane në një zonë të gjelbëruar të Tiranës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY