Deputeti i PS-së Ben Blushi pavarësisht izolimit brenda partisë nga na e kryetarit të saj Edi Rama po vijon takimet me deputetë dhe drejtues të PS-së në nivele të ndryshme.
Blushi ka pasur sot nga mesdita një bisedë të gjatë me Anastas Angjelin në një nga hotelet e rëndësishme në qendër të Tiranës. Depueti Angjeli është ndër zyrtarët e gjeneratës së vjetër të PS0së që është angazhuar në krah të Ramës përgjatë fushatës së tij para Kongresit. Ai bashkë me Majkon, Finon janë të vetmit socialistë të viteve ’90 që i japin mbështetje Ramës në takimet e tij me strukturat socialiste.
Po dje deputeti Ben Blushi është parë në ambientet e jashtme të Parlamentit me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një nga drejtuesit kryesorë të PS. Tahiri është në ekipin e ngushtë të Ramës por konkurrenca e brendshme me Erion Velinë mund ta spostojë atë në një zonë pak më gri brenda PS.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/