Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dibrën e Madhe. Një grua 58 vjeçare ka humbur tragjikisht jetën sot për shkak se një lukuni qenësh të rrugës e kanë kafshuar atë në pjesë të ndryshme.
Ndërhyrja e mjekëve të Spitalit të Dibrës nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dot jetën asaj. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Qendër Zhupë të Maqedonisë.
Dëshmitarë okularë i thanë policisë lokale se në momentin e kafshimit 58-vjeçarja po hidhte mbeturinat në koshat e plehrave.
Shumë shpejt është dërguar në spitalin më të afërt, por nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenëve që frekuentojnë vendgrumbullimet e mbetjeve ushqimore. Banorë të kësaj komune dhe më gjerë janë shprehur për mediat se ka një prezencë të madhe të qenëve endacakë në rrugë dhe mjedise publike. Mesatarisht brenda një viti të paktën 80 persona kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të kafshimit nga qentë e rrugës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/