Dështon skema i qeverisë për uljen e kredive të këqia

Dështon skema i qeverisë për uljen e kredive të këqia

70
0
Shares

Skema e qeverisë dhe bankës qendrore për të ulur kreditë e këqia në bankat e nivelit të dytë në vend ka dështuar. Gjatë viti 2015 janë shtuar kreditë e humbura ndërkohë që ka pasur rritje edhe në kreditë të cilat nuk janë shlyer në kohë.

Përgjatë të njëjtit vit niveli i kredive te këqija ra ne 18.2%. Nga 1 miliard dollarë kredi me probleme, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre 270 milion, cfarë ishte edhe arsyeja kryesorë e rënies së nivelit të kredive të pashlyera nga 24% që ishte në fund të vitit 2014.

Sipas shifrave të bankës qendrore, borxhi i ri që bizneset dhe qytetarët kanë krijuar në banka shkon në 140 milionë dollarë.

Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore flasin për një borxh të ri të krijuar, i cili është shtuar në zërin e kredive të humbura. Si përqindje e totalit të portofolit të këtyre huave, të humburat kanë peshën më të madhe.

Kompania “ARMO” ka 207 milion dollarë kredi të prapambetur dhe “Kurumi”-t me 30 milion hua në bankat shqiptare duke qënë dy kompanitë me borxhin më të madh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY