Tirana zyrtare nën presionin për të hapur dhe për të mbyllur kufirin...

Tirana zyrtare nën presionin për të hapur dhe për të mbyllur kufirin për sirianët

64
0
Shares

Komisioneri europian per emigracionin, Dimitris Avramopulos do të vijë nesër në Tiranë në vijim të presionit grek ndaj qeverisë shqiptare për të hapur kufijtën për refugjatët sirianë.

Sipas agjendës zyrtare, komisioneri do të nisë takimet me kryeministrin Rama, me të cilin do të diskutojë për rreth 30 minuta. Pas kreut të qeverisë, zyrtari i lartë i unionit mban takime me presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, për të vijuar më pas me bisedime më të gjata më ministrin e brendshëm Tahiri.

Pas kësaj tryeze, në mesditë dy zyrtarët e lartë do të mbajnë dhe një konferencë për mediat ku do të flasin për pikëtakimet e Brukselit dhe Tiranës, lidhur me çështjen e refugjatëve, por dhe sigurinë rajonale.

Gjatë vizitës në Shqipëri, komisioneri për çështjet e emigracionit do të ketë dhe një drekë pune me kryetarin e parlamentit Ilir Meta.

Kjo vizite mbahet ne nje kohe kur Shqipëria po përmendet si nje nga rrugët e mundshme te kalimit te emigranteve për shkak te bllokimit te korridorit ballkanik.

Me herët zedhenesja Natasha Berto sqaroi se Komisioni Europian se bashku me misionin Frontex po monitoron çdo ndryshim te mundshëm te rrugës emigratore dhe është ne kontakt te vazhdueshëm me vendet e rajonit, qe mund te ndihmojnë nëse do te jete e nevojshme.

Shqipëria ndodhet ndërkaq nën presionin e qeverisë italiane e cila ka kërkuar që kufijtë të qëndrojnë mbyllur nga frika se emigrantët që du hyjnë në Shqipëri do të kapin Italinë përmes mafias shqiptare të trafikut të njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY