TIRANE/Alarm për bombë ne rrugicen pas Piramides ku banon Berisha

TIRANE/Alarm për bombë ne rrugicen pas Piramides ku banon Berisha

71
0
Shares

Ka një alarm për bombë në afersi te rrugës se Elbasanit. Një telefonatë ka mbërritur në polici përmes së cilës është thënë se një bombë është vendosur në rrugën që lidh Piramidën me rrugën e Elbasanit. Ne te njejten rrugice “Mustafa Matohiti” banon edhe ish-Kryeministri Berisha si dhe ndodhet selia e ambasades iraniane.

Nuk ka detaje rreth vendit ku mendohet të jetë vendosur bomba, nëse është lokal, makinë apo terren.

Janë zbrazur lokalet dhe banorët në shtëpitë afër vendit ku supozohet se ka bombë. Rruga është mjaft e frekuentuar.

Ndërkohë policia ka nisur verifikimin rreth këtij alarmi që shton tensionet në Tiranë vetëm një natë pasi tre atentate ndodhën në Tiranë duke shkaktuar një të vrarë e një të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY