Gruaja e Ajet Zeqaj kërkoi urdhër mbrojtjeje nga i shoqi

Gruaja e Ajet Zeqaj kërkoi urdhër mbrojtjeje nga i shoqi

76
0
Shares

Gruaja e policit Ajet Zeqaj i cili u vra të mërkurën në mbrëmje ka kërkuar në vitin 2009 urdhër mbrojtje për shkak se i shoqi e kërcënonte. Në kërkesën drejtuar gjykatës së Tiranës, Leonora Zeqaj ka kërkuar që bashkëshorti i saj të mos i afrohej pasi përbente kërcënim për të por dhe për tri vajzat.

Shkak i konfliktit të Ajet Zeqajt dhe bashkëshortes së tij, ka qënë frekuentimi i kësaj të fundit i disa sekteve fetare, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës ku në fakt nuk është pranuar kërkesa e së shoqes.

Gjykata e ka rrëzuar kërkesën duke thënë se nuk ka vend për urdhër mbrojtje dhe dy bashkëshortët duhet të zgjidhin konfliktin mes tyre pasi nuk ka pasur dhunë në familje.

Ajet Zeqaj ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2007.

Ndër pistat e hetimit është edhe ajo e hakmarrjes së mundshme për shkak të konflikteve në familje megjithëse ngjan shumë e zbehtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY