Mandati në Kushtetuese, Kokëdhima dyshime edhe për Ilir Metën

Mandati në Kushtetuese, Kokëdhima dyshime edhe për Ilir Metën

67
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka hedhur dyshime sonte jo vetëm mbi Gramoz Rucin por edhe mikun e tij të vjetër Ilir Meta lidhur me dërgimin e cështjes e mandatit të tij në Gjykatën Kushtetuese. “I qëndroj mendimit se kjo gjë është në kundërshtim me procedurat e Parlamentit. Unë do të votoja edhe kundër çuarjes së mandatit të deputetit Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai gjatë një interviste në emisionin “Top Story” në “Top Channel”.

Kokëdhima nuk ka përmenduar emrin e Metës por ai atakoi procedurën në Parlament, procedurë e cila implementohet nga kryetari i tij, Ilir Meta.

“Ju thoni se më kanë akuzuar për përvetësim fondesh publike. Kjo është një strategji e Saliut, shpifjes pafund, ndërkohë që nuk më kanë paraqitur asnjë fakt përveç shpifjeve dhe sharjeve. Një nga qëndrimet e mia kritike nuk është me Saliun, por lidhur me shtypin sepse shtypi ka mundësinë që një akuzë ta investigojë. Ndërkohë që unë nuk kam bërë asnjë shkelje, një kompani e imja ka nënshkruar kontrata të cilat i ka bërë konform të gjitha ligjeve dhe rregullave. Këto kanë ndodhur para se unë të bëhesha deputet. Që nga momenti që unë jam deputet, asnjë kompani e imja nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë institucion shtetëror”, shprehet Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY