Kryetari i Kuvendit Ilir Meta
ka thirrur Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme më datën 18 prill për ngritjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë.
Rendi i ditës
Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë, të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “për rivlerësimin e kalimtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”
Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
Këto komisione përbëhen respektivisht nga:
12 anëtarë, gjashtë të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjashtë nga grupet parlamentare të pakicës.
6 anëtarë, tre të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.
Kreu i Kuvendit bën thirrje që kandidatët e propozuar për komisionet ad hoc të dorëzohen brenda datës 13 prill ora 16:00.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/