VENDIMI & FORMULARI/ Kush ka gomar apo dem në shtëpi humbet ndihmën...

VENDIMI & FORMULARI/ Kush ka gomar apo dem në shtëpi humbet ndihmën ekonomike

264
0
Shares

Familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike do tu bëhet llogaria dhe për gomerët, mushkat, demat apo dhe peshqit që kanë në shtëpi. Sipas ndryshimeve të vendimit nr. 904, 12. 12. 2012 Këshilli i Ministrave ka vendosur rishikimin e procedurave të përfitimit. Tashmë do të jenë tre formularë që do të plotësohen nga administrator në prezencë të kryefamiljarit. Në rast se kryefamiljari ka gënjyer për pasurinë që ka, atëherë përjashtohet menjëherë nga skema.
Për këtë në VKM saktësohet plotësimi për “Formularin e verifikimit të situatës social ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, dhe dy herë në vit atë të të  gjitha familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi”.
vendimiNdërsa  në nenin 5 ku saktësohen rastet e përjashtimit nga skema është përshirë tasti për “c) Deklarimin e rremë apo mosdeklarimin e ndryshimeve të situatës social-ekonomike në deklaratën e paraqitjes çdo tre muaj të familjes”.
Në formularët e deklarimit do të plotësohen tabelat nëse familja ka gomar, mushkë, lepuj, dem, dele, dhi, peshk etj. Për sa i përket banesës do të verifikohet nëse në familje ka biçikletë, frigorifer televizor etj. Apo dhe nëse ka kuzhinë të ndarë, dush, vaskë, ashensor si dhe do të shihet cili është burimi i ngrohjes gaz, energji dru apo tjetër.
f1

f2

f3

Formulari

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY