Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i shoqëruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, zhvilloi një vizitë në Gramsh, ku diskutoi me autoritetet lokale për mundësinë e krijimit të mjediseve publike për një gjykate dhe prokurori në këtë qytet.
Llalla konstatoi se qytetarët e Gramshit e kanë të nevojshme të kenë pranë vendbanimit të tyre shërbimet e sistemit të drejtësisë, si në aspektin penal, ashtu edhe në proceset civile. Qyteti i Gramshit është nen juridiksionin e gjykatës dhe prokurorisë së Elbasanit. Ndërmjet Elbasanit dhe Gramshit ka një distance të largët dhe është e vështirë pjesëmarrja e qytetarëve të Gramshit si dëshmitarë apo të dëmtuar nga veprat penale në procese gjyqësore që zhvillohen në Elbasan.
Prokurori i Përgjithshëm, Llalla u shpreh se “do të diskutojë me Presidentin e Republikës mundësinë e dekretimit të gjykatës në Gramsh, e cila do të sjellë edhe shërbimin e prokurorisë në këtë qytet”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/