Nga shenjat zodiakale te numri i fëmijëve, 6 gjërat më kurioze mbi...

Nga shenjat zodiakale te numri i fëmijëve, 6 gjërat më kurioze mbi super të pasurit

75
0
Shares

Nga shenja e horoskopit te fëmijët, gjashtë pikat më kurioze mbi miliarderët. Nuk është vetëm Donald Tramp që përbën lajm: Miliarderia më e re është suedezja Aleksanda, adoleshente që dashuron kuotimet. Miti i braktisjes së shkollës? Gabim: 86 për qind e “Paperonëve” kanë të paktën një diplomë.

Renditja sipas shenjave të lindjes

Parashikimet ia lëmë astrologëve. Rendisim faktet e shenjës së lindjes për 100 miliarderët më të mëdhenj të renditur sipas Forbes në 20 vitet e fundit. 12.5 për qind e tyre kanë lindur në shenjën e Akuariumit. Më pas vijnë të lindurit në shenjën e Demit dhe janë 10.3 për qind, bricjapë janë 10 për qind dhe luanë 9.8 për qind të ndjekur nga akrepi me 9.2 për qind dhe shigjetari me 8.6 për qind. Në fund të klasifikimit zodiakal kemi super të pasurit të cilët kanë lindur nën shenjën e gaforres me 5.9 për qind dhe të peshores me 6.1 për qind dhe dashit me 6.2 për qind.

Me shumë fëmijë. Vetëm 9 % kanë një pasardhës

Mund të thuhet se të superpasurit nuk ia kanë muhuar vetes të pasurit shumë fëmijë (edhe pse ju do të thoshit se nuk u mungojnë të ardhurat për ti rritur ata). 20 vite të klasifikimit të Forbes tregojnë në fakt se nga 100 miliarderët më të pasur të planetit, 25 për qind e tyre kanë 3 fëmijë, 23% kanë dy fëmijë dhe në mënyrë të pabesueshme 21 për qind e tyre kanë 5 ose më shumë fëmijë. E çuditshme është dhe për pjesën prej 17 për qind që kanë katër fëmijë. Në fund të klasifikimeve të Paperonëve janë ata që kanë vetëm një fëmijë dhe janë 9 për qind e tyre ndërsa pa trashëgimtarë janë vetëm 5 për qind.

Janë gjithnjë e më të rinj.

Në vitet e fundit lista e Paperonëve të Forbes (ku mosha mesatare katër vite më parë ka qenë 67 vjeçarë), në mënyrë progresive është rinuar, duke arritur në vitin 2016 një rekord, këtë vit janë plot 66 miliarderë në një moshë nën 40 vjeçarë, pra duke e ulur me një të tretën moshën në krahasim me katër vite më parë. Dhe jo vetëm. Plot 36 nga këta të rinj pasanik nuk i kanë të ardhurat nga trashëgimia por i “kanë bërë vetë” (kanë “vetëgjetur fatin”, siç thonë amerikanët). Por kush është miliarderia më e ndjeshme në fund të klasifikimit të Forbes?

Adoleshentia Suedeze, trashëgimtarja e kuajve

Në klasifikimin e vitit 2016 të Forbes miliarderja më e re është adoleshentja suedeze, 19 vjeçarja Aleksanda Andresen. Para saj vetëm një adoleshente është shfaqur në listën e super të pasurve. Aleksandra është një trashëgimtare e cila fal industrisë së duhanit të të atit, zotëron plot 1.2 miliardë dollarë. Mëkat, pasi asaj më shumë se biznesi i familjes i interesojnë kuotat dhe më shumë ato të stërvitjeve dhe garave me kuaj.

Nuk është e vërtetë që pak prej tyre kanë përfunduar universitet

Miti i miliarderëve pa shkollë (domethënë atyre që nuk kanë përfunduar universitetin) si Gates apo Zockerberg ekziston, por realiteti është ndryshe. Vetëm 14 për qin e Paperonëve të renditur nga Forbes kanë lënë në mes kolegjin, ndërkohë më shumë se gjysma (saktësisht 52 përqind) kanë një diplomë bachelor, pra një diplomë tre vjeçare të shkollë së lartë. Po ashtu 27 për qind i super të pasurve kanë shkuar më shumë se një bachelor, duke arritur të marrin një master, ndërkohë që 7 për qind kanë vazhduar më tej duke marre dhe një doktoraturë.

New York vendi që mbledh kapitalin

Molla e madhe qëndron kryeqyteti botëror i super të pasurve më plot 79 miliarderë të renditur nga Forbes. Paperonët e New York zotërojnë 364.6 miliardë dollarë, shifër e cila kalonpasurinë e Danimarkës. I pari ndër njojorkezët e klasifikuar? Ish sindikalisti Michael Bloomberg, i cili këtë vit ka marrë spektrin e industrialistit David Koch.

Nga Enrico Marro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY