Është zbardhur lista e të ftuarve në kongresin e Partisë Socialiste. Mësohet se Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ftuar në Kongresin e partisë që do të zhvillohet të shtunën, me pjesëmarrjen e 1500 delegatëve nga i gjithë vendi. Megjithse Fatos Nano ka në dorë ftesën për të marrë pjesë në Kongres, por ish-kryetari i socialistëve ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Gjitashtu ftesa u janë shpërndarë edhe dy ish-presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Të pranishëm, gjithashtu, do të jenë dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe Martin Shchultz dhe Massimo D’Alema.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/