Gjermani, vdes ish-ministri i Jashtëm

Gjermani, vdes ish-ministri i Jashtëm

59
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Këln pasi vuante nga leuçemia.

Lajmin e bëri të ditur fondacioni i tij.
“Ne kemi luftuar. Ne e kishim objektivin para syve. Jemi falenderues për kohën e mrekullueshme që kaluam bashkë. Dashuria mbetet. Guido Westerwelle dhe Michael Mronz,”thuhet në faqen e fondacionit.

Për herë të fundit, ish-ministri ishte shfaqur në publik me bashkëshortin e tij, Michael Mronz. Ai promovoi vjet në Berlin librin e tij “Mes dy jetëve”. Në qershor të vitit 2014 ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë. Ai ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë nga viti 2009 deri në vitin 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY