Manjani kërkon ndjesë pas letrës së ambasadës franceze për lirimin e Domart...

Manjani kërkon ndjesë pas letrës së ambasadës franceze për lirimin e Domart Konjarit

69
0
Shares

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar ndjesë sot, pas një letre që ambasada franceze në Tiranë, ankohej për lirimin e Konjarit, disa ditë më parë nga gjykata.
“Kërkojë një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Kam biseduar me Ministrin e Brendshëm, me autoritetet e Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm, për të gjetur të gjithë zgjidhjen e nevojshme që të vendoset në vend ajo gafë që unë besoj se ka ndodhur në kuptimin substancial në Gjykatën e Krimeve të Rënda  të Apelit. Sigurisht që Ministri i Drejtësisë i ka mundësitë ligjore të kufizuara, sepse procedimi disiplinor që mund të nisi  lidhet vetëm më çështje proceduriale. Pra Ministri mund të mos jetë dakord me thelbin e vendimit por nuk është autoriteti që e ndryshon.
Patjetër që po kjo është detyra ime të inspektojë për çdo gjë. E kam thënë dhe kam vullnet të fort që të inspektoj çdo çështje e cila shfaqet si shqetësim në opinionin publik, ashtu siç shfaqet edhe si shqetësim i bashkëpunimit në qeveritë partnere. Ministri i Drejtësisë është autoritet ligjor ekskluziv që rregullon marrëdhëniet juridiksionale, merret me këtë marrëdhënie me qeveritë e vendeve te tjera”, shprehet Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY