Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë në datën 21 mars mbi kërkesën për zhvillimin e tre referendumeve vendore. Shoqëria civile i ka kërkuar KQZ të vendosë për referendum vendor në lidhje me ndërtimin e parkut të fëmijëve në Kodrën e Liqenit Artificial. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka kërkuar referendum mbi një ndërtesë pranë Universitetit Politeknik si dhe për dhënien me koncension për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Parku Rinia.
1- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”?
2- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”?
3- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen“A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/