KQZ miraton formularin për largimin e deputetëve dhe funksionarëve të dënuar

KQZ miraton formularin për largimin e deputetëve dhe funksionarëve të dënuar

66
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularin e posaçëm në shërbim të dekriminalizimit. Të zgjedhurit në bashki, parlament apo dhe funksione publike do të plotësojnë formularin ku do të deklarojnë nëse kanë qenë të dënuar jashtë apo brenda vendit, kanë qenë të hetuar apo dhe nëse kanë qenë të ndaluar qoftë dhe përkohësisht. Në formular saktësohet se personat që gënjejnë në vetëdeklarim do të ndiqen Penalisht. “KQZ, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e çdo formulari vetëdeklarimi.Gjithashtu,KQZ miratoi modeline regjistrit të posaçëm, ku do të regjistrohet çdo formularë vetëdeklarimi” thuhet në njoftimin e KQZ.

formulari kqz

formulari kqz1

formulari kqz2

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY