Kapet ne Bruksel Salah Abdeslam, truri i masakrës së Parisit

Kapet ne Bruksel Salah Abdeslam, truri i masakrës së Parisit

78
0
Shares

salah me makine 1

salah dyshe

Policia belge ia doli sot të arrestoje organizatorin e sulmeve të 13 nëntorit në Paris pas gati 4 muajsh gjueti Francë dhe Belgjikë.

Një person mbeti i vrarë gjatë aksionit ndërkohë Salah Abdeslam është në duart e policisë i plagosur.
Aksioni u zhvillua në lagjen periferike të Molenbekut, në Bruksel, ku policia ka ndërmarrë një seri operacionesh anti-terror. Personi i vrarë ishte miku i ngushtë i terroristit.

Ndërkohë, kryeministri belg Charles Michel ka braktisur samitin BE-Turqi për refugjatët për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Më herët u raportua se gjurmë të gishtave të Abdeslam ishin gjetur në një apartament të bastisur pak ditë më parë nga policia.

Abdeslam, një shtetas francez i lindur në Bruksel, ka jetuar në Molenbek pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY