“ Shëndetësia, zemra e korrupsionit të qeverisë. Pse ikën Glaxo dhe Actavis”

“ Shëndetësia, zemra e korrupsionit të qeverisë. Pse ikën Glaxo dhe Actavis”

114
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Kryetare e Kom​isionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Albana Vokshi denoncoi sot krizën e rëndë në shëndetësi në një bashkëbisedim me gazetarët.

Për të mbuluar vjedhjen në shëndetësi, tha Vokshi, është investuar gjithë qeveria. Vetëm ata që i dalin padashje nga “rreshti” tregojnë të vërtetën…!

“Pa dashje dje drejtoresha e Fondit për Kujdesin Shëndetësor pranoi qe cmimet e ilaceve janë ulur 12 përqind, ndërkohë që prej dy vitesh kryeministri dhe ministri mashtrojne qe cmimet e barnave janë ulur 30 përqind”, u shpreh Vokshi.
vokshi me derrase new

Deputetja e PD u ndal tek analiza vjetore e Fondit të Detyrueshëm te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetesor.

“Fondi është institucioni i goditur më së shumti nga skandale të mëdha në fushën e rimbursimit të barnave; që është gërryer nga keqadminstrimi, konflikti i interesit dhe korrupsioni.

Është papërgjegjshmëri totale dhe shenjë e qartë se shkaktarët e vërtetë të abuzimeve janë qeveritarët dhe krerët e fondit, fakti që raporti vjetor i Fondit përmend përciptazi megaskandalin me rimbursimin e faturave dhe recetave fiktive duke fshehur autorët dhe urdhëruesit e vërtetë. Fshehja e qëllimshme e faqeve të fundit të raportit të Auditit të Kryeministrit, moszbatimi i masave të propozuara në të, mos hetimi i rastit të abuzimeve marramendëse me rimbursimin të insulinave, ketosterilit, dhe barnave të tjera të shtrenjta është dëshmi e qartë se urdhëruesit janë ende në pushtet si përfaqësues të mafias së ilaceve “, theksoi Vokshi.

Raporti i Fondit nuk ndalet as në faktin e rëndë te mbylljes së aktivitetit të dy gjigandëve farmaceutikë Glaxo dhe Actavis që do të përbënin lajm dhe shqetësim të madh qeveritar në çdo vend të botës.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë veçoi momentet që përfaqësojnë dështimin dhe korrupsionin në shëmdetësi, me anë të një prezantimi të përmbledhur.

Politikat qeveritare në këtë fushë kanë qënë klienteliste dhe korruptive:

-Është ndryshuar ligji i Barnave për të favorizuar klientë të qeverisë, cka është pasuar nga hyrje barnash që nuk kanë asnjë garanci për cilësinë e tyre

-Barna kontrabandë e të fallsifikuar tashmë janë një realitet i hidhur në sektorin farmaceutik pranuar së fundmi nga vetë Ministri Beqaj, qe kanë shkaktuar edhe viktima në njerëz.

-Mungojnë barnat bazë në shumë spitale

– Konçesioni i sterizlimit të pajisjeve mjekësorë nuk është i nevojshëm pasi janë marrë 2 kredi më Bankën e këshillit të Evropës për ndërtimin e Qendrës së Sterilizmit të pajisjeve shëndetësore si dhe për trajnimin e stafit që do e vinin atë në funksionim. Koncesion krejtësisht i panevojshëm dhe është bërë në mënyrë klienteliste. 100 mln euro për mikun e ngushte të Ministrit.

– Koncesioni i hemodializës është i panevojshëm pasi krijon situatë monopol ndërkohë që ky shërbim mund të jepej me kontratë sikurse është bërë në të shkuarën. Konçesioni është lidhur në mënyrë klienteliste. Kushtet e konçesionit janë skandaloze pasi privatet do të marrin fondet e shendetesise dhe sherbimin do ta bejne mjeket dhe infermieret, të cilët kërcënohen me largime nga puna nëse nuk punojne si shërbetore të koncensioneve.

– Konçesioni i kontrollit shëndetësor. Koncesioni provoi që është një aferë e pastër korruptive. Kushtet e koncesionit janë krim ndaj interesit publik pasi koncesionari ofron vetëm shërbimin taksi ndërkohë paguhet sikur të ofronte të gjithë shërbimin. Buxheti publik paguan kosto të paktën dy herë më të lartë se sa numri i kontrolleve të ushtruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY