Brazil, ylli i futbollit Neymar kapet duke vjedhur

Brazil, ylli i futbollit Neymar kapet duke vjedhur

62
0
Shares

Ylli brazilian i Barcelonës ka fshehur shpërblimet e marra nga dy kompani të mëdha sponsorizuese, si “Adidas” dhe “Nike”, që prej vitit 2011 deri në 2013-n.

Fantazisti i katalanasve dhe i “Seleçao”-s është shpallur fajtor për evazion fiskal, pikërisht nga tribunali administrativ i Rio de Janeiros. Shpërblimet e fshehura prej tyre i përkasin kohës kur ai aktivizohej me klubin e Santosit.

Pas këtij vendimi, braziliani do të duhet të paguajë një gjobë prej 189 milionë “reais”, apo rreth 47 milionë euro, të cilat ndonëse bëhet fjalë për një superlojtar, duket se ekzekutimi i vendimit ka qenë i menjëhershëm, pasi shuma i është bllokuar nga llogaritë e tij bankare, që prej nisjes së hetimeve.

Gjithsesi, avokatët mbrojtës të futbollistit nuk do ta lënë me kaq, pasi kanë apeluar në gjykatën më të lartë administrative, “Carf”, në drejtësinë braziliane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY