PD-PS, dialogu politik për reformën do nisë të mërkurën

PD-PS, dialogu politik për reformën do nisë të mërkurën

53
0
Shares

Burime te besueshme thane se eshte arritur nje kompromis PD-PS lidhur me nisjen e refromes ne drejtesi. Deputeti i PD-së, Eduard Halimi është takuar sot me kryetarin e Komisionit të reformës zgjedhore Fatmir Xhafaj dhe ne prani te ambsadorit amerikan Donald Lu, eshte rënë dakord që dialogu politik të vijojë të mërkurën dhe të enjten për t’ia lënë më pas vendin ekspertëve. Dialogu do të vëzhgohet edhe nga ekspertë të Euralius dhe Opdat.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi sot nga Uashingtoni se mazhoranca pranoi të nisë procesi i diskutimit të reformës në drejtësi edhe për shkak të presionit që po bëhet ndaj saj.

“Nën presionin e aleatëve tanë sot duket se mazhoranca ka reflektuar për të nisur negociatat për reformën sipas Venecias. Nëse ky vullnet zbatohet atëherë ne mundemi të besojmë se do të kemi një reformë”, tha ai gjatë një interviste në Zërin e Amerikës.

Gjatë intervistës Basha ka përsëritur qëndrimin e opozitës ndaj BKH që është ai i shprehur edhe nga Komisioni i Venecias, që BKH të jetë në varësinë e Prokurorisë.

“Qëndrimi im është i hapur. Ne do të mbështesim hetimin e çdo akuzë për korrupsion duke filluar nga unë i pari”, deklaroi Luzim Basha gjatë intervistës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY