Rama publikon një ditë para Kongresit ftesën e Shtëpisë së Bardhë

Rama publikon një ditë para Kongresit ftesën e Shtëpisë së Bardhë

73
0
Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar një ditë para Kongresit të PS-së lajmin se është ftuar për vizitë zyrtare në SHBA.

Sipas tch, Kryeministri do të vizitojë Amerikën më 13-14 prill të këtij viti. Rama viziton SHBA me ftesë të Shtëpisë së Bardhë ku pritet të ketë takime me Presidentin Barak Obama dhe zëvëndëspresidentin Jo Baiden.

Kjo është ftesa e parë zyrtare për kryeministrin shqiptar që prej vitit 2013. Rama ishte i vetmi nga kryeministrat e Shqipërisë që nuk kishte pritur ende një ftesë nga Shtëpia e Bardhë, pavarësisht se kishte takuar Presidentin Obama edhe në raste të tjera. Hera e parë ka qënë gjatë fushatës presidenciale të Obamës në vitin 2011, ku Rama takoi shkarazi Presidentin amerikan në një holl të aktvistëve elektoralë të Presidentit.

Ftesë nuk ëhstë bërë ende publike nga burime zyrtare të Kryeministrit dhe nuk është publikuar teksti i saj apo axhenda që e shoqëron një vizitë të tillë.

Në fund besohet se Rama nuk do të refuzojë ndonjë ftesë për të dhënë intervistë në “Zëri i Amerikës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY