DOSJA E KASHARIT/Arratisja e Altin Alukut, gati kreu vrasjen e dytë

DOSJA E KASHARIT/Arratisja e Altin Alukut, gati kreu vrasjen e dytë

75
0
Shares

Ne foto, Altin Aluku ne momentin e arrestimit

Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, i pandehuri Altin Aluku është larguar nga vendi i ngjarjes, duke ecur nga kodra, në rrugën që të çon tek xhamia e fshatit. Rreth 250 m më pas, ai ka hequr xhupin dhe e ka hedhur atë brenda gardhit të banesës së shtetasit Lutfi Kamberi.

Duke u larguar në afërsi të portës së shtetasit Jemin Kamberi është takuar në rrugë me një banor të fshatit, Idriz Xhaferri. Në atë moment, Altini i ka drejtuar armën dhe i ka thënë që “Çfarë halli ke”. Idrizi është ulur në tokë dhe i ka thënë se nuk kishte gjë dhe t’a linte rehat. Më pas, Altini ka vazhduar rrugën drejt xhamisë.

Në ndjekje të të pandehurit janë vënë forcat e policisë dhe në kuadër të veprimeve që janë kryer më pas nga ana e policisë gjyqësore, për kapjen e tij, është ushtruar kontroll edhe në banesën e të pandehurit Skënder Aluku, banesë në të cilën banon edhe vetë i pandehuri Altin Aluku (Kashari). Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 170 (njëqind e shtatëdhjetë) copë fishekë luftarakë mod-56 dhe kalibër 7.62 mm, të rregullt teknikisht dhe realizojnë qitje normalisht.

Këto fishekë, mbaheshin pa leje në banesë nga i pandehuri Skënder Aluku dhe ndodheshin aty që nga viti 1997.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY