Bilanci i rëndë i ndërtimit të Rrugës së Arbërit dhe dështimi i qeverisë Rama për të mbajtur premtimin ka rikthyer edhe njëherë firmëtarët e peticionit për Rrugën e Arbërit drejtuar nga Gëzim Alpion, profesori shqiptaro-britanik me origjinë nga Dibra.
Të paktën 10 mijë dibranë dhe jo vetëm kanë firmosur peticionin të cilin as ish-ministri Shkëlqim Cani dhe as Kryeministri Rama nuk e morën në dorëzim në vitin 2014.
“Rruga e Arbërit është me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kur të bëhet! Tani për tani, kjo rrugë në ndërgjegjen e shqiptarëve është treguesi më domethënës i nivelit të seriozitetit të shtetit, i mënyrës se si qeveris partia në pushtet, dhe i shkallës së efektshmërisë së opozitës.
Ja bilanci i rrugës, që filloi zyrtarisht në vitin 2005, edhe pse për të nuk kishte dhe akoma nuk ka një projekt serioz: Edhe ato segmente që quhen të përfunduara nuk përmbushin standardet ndërkombëtare. Në tre vitet e fundit qeveria aktuale ka arritur të përfundojë vetëm 464 metra. Fondet e rrugës nuk janë gjëkundi”, thuhet në një letër të nënshkruar në emër të 10 dibranëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/