Basha: Kompromis jopartizan për drejtësinë

Basha: Kompromis jopartizan për drejtësinë

54
0
Shares

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shpjeguar projektin e opozitës për Reformën në Drejtësi dhe nevojën për kompromis politik. Në fund të takimeve të tij në Uashington ai dha një intervistë te Zëri i Amerikës të cilën po e botojmë të shkurtuar.

Zëri i Amerikës: Dy forca politike ulen për të diskutuar një paketë që do sjellë ndryshime kushtetuese me qëllimin që Gjyqësorin ta largojë nga presioni politik. Forca politike që futen me interesa politike. Si do arrini ta ruani këtë reformë gjyqësore nga presioni politik kur ju vetë po futeni në dialog me interesa të caktuara?

Lulzim Basha: Jua them fare thjeshtë; fare thjeshtë nuk është, do të mundohem ta bëj sa më të kuptueshme për shikuesit tuaj. Interesi ynë nuk është të kemi një kompromis bipartizan për drejtësinë, por një kompromis jopartizan për drejtësinë. Sepse një drejtësi e politizuar, e polarizuar më tej nuk do të jetë në gjendje t’i shërbejë mirë qytetarit…

Zëri i Amerikës: … Dhe propozimi juaj për BKH?

Lulzim Basha: Propozimi ynë do të ishte implementimi i Venecias. Byroja Kombëtare e Hetimeve nuk mund të jetë kurrë në vartësinë e asnjë institucioni përveç institucionit të cilit Kushtetuta i beson hetimin, që është Prokuroria Shqiptare.

Zëri i Amerikës: Ju do të prisni që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të ngrihet BKH-ja?

Lulzim Basha: Ka dy mënyra për ta bërë këtë, me ndryshime kushtetuese që do të thotë ngritja e një organizate të re me kompencë të veçantë për luftën kundër korrupsionit…

Zëri i Amerikës: … që mund të dojë vite të tëra në pritje që të kalojë gjithë procesi….

Lulzim Basha: Prandaj duhet filluar një orë e më parë. Prandaj nuk duhet tjetër. Dhe së dyti, varianti tjetër është që të futet nën varësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilin nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Ne jemi të hapur për të diskutuar në meritat e tyre, në thelbin e tyre të dyja përqasjet dhe për të zgjedhur atë që funksionon më mirë.

Zëri i Amerikës: Për të marrë argumentin tuaj, si mundet një institucion që e keni pasur në ekzistencë deri tani dhe që ka pikëpyetjet e veta në luftën kundër korrupsionit, si mundet të udhëheqë luftën kundër korrupsionit dhe këtë radhë ta bëjë në mënyrë të tillë që të fitojë besimin e qytetarit, me transparencë, por edhe me rezultate që kërkohen nga vetë qytetari shqiptar, por edhe nga ndërkombëtarët?

Lulzim Basha: Kjo është pyetje shumë e rëndësishme, sepse ndërkohë që fokusi në reformën në drejtësi ka qenë pothuajse i përditshëm, kemi humbur pamjen e plotë të asaj që po ndodh në Shqipëri. Shqipëria nuk është Republika Prokuroriale e Shqipërisë, dhe as Republika Gjyqësore e Shqipërisë; është Republika e Shqipërisë – një demokraci parlamentare. Përgjegjësinë, pra, e ka shumica e zgjedhur me votë, çdo katër vjet normalisht, për të siguruar një ambjent në të cilin luftohet krimi dhe korrupsioni. Prokuroria ka përgjegjësitë e veta, por çfarë mund të pritet nga disa, apo nga një individ i vetëm, nëse krimi bashkëjeton me vendim-marrësit, nëse krimi është ulur këmbëkryq në Parlament dhe dikton vendim-marrjen; nëse krimi dikton se kush do të emërohet në dogana, kush do të emërohet në tatime, kush merr Lagunën e Patokut, ku emërohen drejtorët e OSHE-së, cili merr tenderat publikë, cili emërohet në polici?

Zëri i Amerikës: Këto janë probleme që e kanë ndjekur Shqipërinë prej vitesh zoti Basha…

Lulzim Basha: Jo në këtë masë, jo në këtë masë…

Zëri i Amerikës: Dakord por problemi ka qenë problem edhe gjatë qeverisjes suaj …

Lulzim Basha: Pa dyshim, krimi dhe korrupsioni janë një sfidë e përhershme e çdo demokracie …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY