Basha shpjegon marrëveshjen me Podesta

Basha shpjegon marrëveshjen me Podesta

53
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar gjatë një interviste në “Zëri i Amerikës” marrëveshjen me kompaninë Podesta në Uashington. Sipas Bashës kjo marrëveshje nuk ka kosto për PD.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, kemi një pyetje të fundit: ju po mbyllni një sërë takimesh këtu në Uashington, me figura mjaft të larta të administratës, ndërkohë ju keni një marrëveshje me firmën Podesta këtu në Uashington, një firmë mjaft e fuqishme. Pse i duhet një partie opozitare një firmë lobiste në një vend si Shtetet e Bashkuara ku ju ui keni dyert e hapura të takoheni me figura si Nuland?

Lulzim Basha: Absolutisht i kam dyert e hapura dhe do të vazhdoj t’i kem dyert e hapura. Kompania në fjalë është një kompani që ka mbështetur më parë Shqipërinë, që ka ndërtuar një bazë të rëndësishme të njohjes së realitetit dhe që do të vazhdojë të mbështesë së pari atë që i bën mirë Shqipërisë, standardet demokratike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe ju siguroj se për këtë Partia Demokratike nuk do të shpenzojë asnjë cent të vetëm.

Zëri i Amerikës: Megjithatë fondet duhet të jenë të konsiderueshme se këto nuk janë firma të lira …

Lulzim Basha: Prandaj ju thashë, për këtë kontratë Partia Demokratike, nuk do të shpenzojë…

Zëri i Amerikës: A mund ta dimë shumën?

Lulzim Basha: Zero…Angazhimi për standartet, pra angazhimi jo për çështje thellësisht politike është një angazhim që nderon këdo …

Zëri i Amerikës: Kush iu mbështet atëherë me këto fonde?

Lulzim Basha: Prandaj po them, është një angazhim që nderon këdo. Nuk ka, është një kontratë që siç është raportuar korrekt edhe në media, nuk ka një faturë financiare, nuk ka pagesë, është një angazhim për një çështje parimore që nuk i vlen vetëm Partisë Demokratike, i vlen po kaq Partisë Socialiste, partive të tjera politike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, janë reforma të domosdoshme, krah reformës në drejtësi, për Shqipërinë evropiane dhe për këtë na duhet ndihma e çdo miku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY