Kongresi i Partisë Socialiste, 1500 delegatë do të vendosin sot për kryetarin

Kongresi i Partisë Socialiste, 1500 delegatë do të vendosin sot për kryetarin

62
0
Shares

Sot në orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste.

Sipas rendit të ditës që mundet edhe të pësojë ndryshime i pari do ta marrë fjalën Kreu i PS, Edi Rama, më pas Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS. Dita e sotme do të jetë vendimtare për përmbylljen e debatit për legjitimitetin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS.

Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video mesazheve.

Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, që parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së, pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet per forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.

kongresi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY