Meta përshëndet Kongresin, nuk përmend emrin e Ramës

Meta përshëndet Kongresin, nuk përmend emrin e Ramës

60
0
Shares

Ilir Meta është pritur me duartrokitje edhe pse të vakëta dhe nën intensitetin e prezantimit të tij nga Taulant Balla, ndërsa ka dalë në tribunë për të përshëndetur kongresin e PS.

“Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri fiton gjithnjë bindshëm”, tha Meta. Fitorja nuk është qëllim në vetvete por këto tri vite qeveria arriti të evitonte një kolaps financiar dhe ekonomik dhe vendit të futej në rrugën e ringritjes.

Meta përmendi reformat në fushën e energjisë, pushtetit lokal, administratës dhe reforma të tjera që janë në vazhdim.

Meta, i veshur me një këmishë blu kërkoi sërish që ritmet e rritjes të jenë ende më të larta. Jemi në finalizim të reformës në drejtësi dhe duhet ndërkohë që të realizojmë zgjedhje në standarde më të larta. Kemi arritur barazi gjinore në këshillat bashkiakë por duhet që në Parlamentin e ardhshëm të ketë më shumë vajza dhe gra, pasi besojmë tek fuqia e tyre.

Meta nuk përmendi në asnjë moment emrin e kryetarit të PS-së dhe Kryeministrit Edi Rama përgjatë përshëndetjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY