Edi Rama: Porosia që më dha Gramoz Ruci. Rama merr me të...

Edi Rama: Porosia që më dha Gramoz Ruci. Rama merr me të mirë Fatos Nanon

94
0
Shares

Kongresi i PS-së është shndërruar sot në një ngjarje tërhqëse për mexhlisin jo vetëm të qytetarëve por edhe të medieve, tha Rama që në fillim të fjalës së tij në Kongresin e PS.

Ai konstatoi si arritjen e parë të Kongresit vëmëndjen e publikut, madje edhe atyre që nuk e duan PS, tek Kongresi i saj. Disa presin që të përmbyset qoftë edhe një gotë ujë, tha ai.

Në vijim Kryetari i PS-së duke vlerësuar edhe 25 vjetorin e PS-së iu drejtua Gramoz Rucit.

“Gramoz Ruci më ka dhënë një këshillë kujdes kur lavdëron me emra se mërzia e atij që ia harron emrin e kalon gëzimin e atij që ia përmend. Por sot do të falënderoj me emër ty të parin: së pari se ke qënë gjithnjë në anën e duhur të kësaj partie për të mbrojtur demokratizimin saj. Së dyti se ke qënë gjykatës i rreptë i imi edhe në caste të vështira”.

Por Rama ka përshëndetur edhe Fatos Nanon. “Po përshëndes edhe liderin e parë të kësaj partie, Fatos Nano. Dëshiroj të na bashkohet dhe uroj që të gjej deri atë ditë fjalët e duhura për forcimin e karakterit demokratik të PS. Cfarë na ndan me të nuk e ndan më dysh historinë e kësaj partie”, tha kryetari i dytë i PS që nga ndryshimi i emrit në vitin 1991.

Më pas Rama përshëndeti Dritëro Agollin, Servet pëllumbi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Erion Brace, Arta Dade, Bashkim Fino dhe zyrtarë të tjerë të PS në kohë të ndryshme, disa prej të cilëve mungojnë në Kongres si Meidani etj.
Rama falënderoi edhe Ilir Metën. Rama tha se dy pjesët e kësaj të majte endë nuk janë të relaksuar më njera tjetrën. Ai e konsideroi koalicionin me LSI, shumicë natyrale.

Kryetari i PS dërgoi një përshëndetje të vecantë për Spartak Ngjelën i cili është me koalicionin qeverisës por kundër qeverisë, sic tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY