“Kaubojsi” në pritje të garës për të kandiduar për kreun e PS-së

“Kaubojsi” në pritje të garës për të kandiduar për kreun e PS-së

50
0
Shares

Deputeti Eduard Ndocaj thotë se referendumi nuk është i parashikuar në statutin e Partisë Socialiste, por se gjithsesi ai është një mjet demokratik.
Gjatë një interviste për “Ora News”, ai thotë se do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste nëse do të zhvillohen zgjedhje.
“Duke qenë se statuti është shkelur prej vitesh. Pjesën e referendumit nuk e përmban as statuti i ri as i vjetri. Por, është diçka demokratike edhe referendumi. Shoh që mund të ketë një mundësi për zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste”.

Në rast se baza do ta kërkojë, ju do të ishit të gatshëm për të shpallur kandidaturën?
Absolutisht do ta shpallja garën për kryetar

Si e shikoni debatin midis Ramës dhe Blushit?
Mendoj se debati është demokratik. Ajo që kërkon Blushi është diçka e drejtë, dhe ajo që kërkon Rama mendon se është e drejtë. Këtë duhet ta gjykojnë anëtarët e Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY