Pitella gafë me liberalizimin e vizave, Rama del nga salla

Pitella gafë me liberalizimin e vizave, Rama del nga salla

66
0
Shares

Kreu i të majtëve në Parlamentin Europian, italiani Gianni Pitella ka bërë një gafë në përshëndetjen e tij në Kongresin e PS-së.
“Socialistët kanë bërë një betejë të madhe për liberalizimin e vizave”, u shpreh Pitella. Por ajo që dihet botërisht është se liberalizimi i vizave ka ndodhur gjatë qeverisjes së të djathtës shqiptare.
Pitella më pas bëri thirrje për të pranuar emigrantët që po trokasin në dyert e Shqipërisë, dhe këtu nuk nguroi të kritikonte të djathtën europiane që sipas tij po sillet ashpër me refugjatët e luftës.
Ndërsa fliste Pitella, kreu i PS, Rama doli jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve. Pak para tij doli Gramoz Ruci, kreu i grupit parlamentar të PS. Rama mundi të arrijë vetëm fundin e fjalimit të Pitella.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY