Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar sot një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është David Gjokeja, 49-vjeçari banues në Krujë, i cili gjatë përpunimit të të dhënave të shtetasve të kthyer nga pala greke, ka dhënë gjeneralitete të rreme.
“Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS nga Policia Kufitare, si dhe nga konfirmimet e ardhura nga Drejtoritë Vendore të Policisë rezultoi se gjeneralitetet e dhëna nga ky shtetas ishin të rreme. Pas një pune profesionale të bërë nga Policia Kufitare u bë i mundur identifikimi i këtij shtetasi i cili rezultonte person në kërkim dhe kjo ishte arsyeja e dhënies së gjeneraliteteve të rreme. Ky shtetas figuron person i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e shtetasve E. Gj., dhe A. Gj.”, bënë të ditur burimet e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/