Petrit Vasili e paralajmëron Ramën: Po bën teatër. Të pranohet platforma e...

Petrit Vasili e paralajmëron Ramën: Po bën teatër. Të pranohet platforma e Mc Allistër

112
0
Shares

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje në situatën politike në vend. Përmes një deklarate për shtyp, z. Vasili i bëri thirrje forcave politike që të mos humbasin asnjë orë më shumë dhe t’i japin zgjidhje krizës.

Sipas z. Vasili, LSI i ka qëndruar dhe i qëndron paketës së kompromisit të ofruar nga z. McAllister.

“Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent”, – deklaron Kryetari i LSI-së, teksa shton se duhet t’i jepet fund lojërave politike, që trondisin stabilitetin e vendit dhe të shfrytëzohen shanset për kompromisin mes palëve.

“Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, – e përfundon deklaratën e tij Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY