Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Si u mbajt e fshehur grabitja e taksistit prej 4 muajsh

19/03/2016
DOSJA/ Si u mbajt e fshehur grabitja e taksistit prej 4 muajsh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Eduart Budini, i dyshuar për vjedhjen me dhunë të taksistit H. H., ngjarje e ndodhur në 26. 11. 2015. I dyshuari u arrestuar në datën 17. 03. 2016. Sipas dosjes, mësohet se ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2015 dhe se për katër muaj ajo është mbajtur e fshehur.
Prokuroria Tirane, mbi bazën e materialit  kallëzues të shtetasit H. H., të referuar nga Komisariati Nr. 6 Tiranë, ka filluar hetimet për veprën penale  “Vjedhja me dhunë” në tentativë, të parashikuar nga neni 139-22  i  Kodit Penal.

Hetimi
Në datën 16. 03. 2016, është regjistruar emri i shtetasit   Eduart Budini,  si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale sa më sipër.
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimeve te bëra nga prokurori, rezulton se:
Në datën 09. 11. 2015, rreth orës 12:00, në rrugën “ 3 Dëshmorët” në Yzberisht, një person i paidentifikuar ka tentuar t’i vjedhë taksistit H. H., nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, paratë e  xhiros ditore.
Rezulton se kontaktin me të dëmtuarin ai e ka pasur pranë vendqëndrimit  të zakonshëm të taksive tek Parku “Rinia”, ku aty i ka kërkuar një shërbim taksie deri në Yzberisht. 
Në lidhje me autorin e veprës penale, shtetasi H. H. ka paraqitur disa karakteristika fizike dhe të dhëna të tjera të fiksuara prej tij.
Gjithashtu ai ka dorëzuar një CD me pamje filmike të kohës së ngjarjes me regjistrime të kryera nga një kamerë sigurie, e instaluar në kabinën e autoveturës së tij.
Nga kqyrja e pamjeve filmike të ngjarjes së ndodhur në datën 09.11.2015, shfaqet autori i veprës penale një person në moshë të re, karakteristikat fizike të tij, si dhe  veprimet e kryera për realizimin  e vjedhjes deri në largimin nga  mjeti i të dëmtuarit,

Arrestimi
Në datën 16. 03. 2016, këto pamje filmike janë shfaqur në median audiovizive dhe ndjekës të saj kanë  bërë komente të ndryshme për ngjarjen, ku një prej tyre paraqet identitetin e autorit të dyshuar të veprës penale dhe konkretisht paraqet këto të dhëna: “emër, mbiemër- Eduart Budini” dhe “vendbanimi- Këlcyrë”.
Pas identifikimit dhe shoqërimit të shtetasit Eduart Budini në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë, si dhe ballafaqimit të tij me pamjet filmike, ai pohon se është personi që shfaqet në video, si dhe pranon plotësisht autorësinë e vjedhjes me dhunë.
Në lidhje me të është urdhëruar ndalimi, që është ekzekutuar nga  Policia Gjyqësore në datë 17. 03. 2016.
Gjatë kontrollit të banesës dhe atij personal të ushtruar ndaj tij, është sekuestruar arma e shërbimit, pistoleta tip TT model 54, gjashtë fishekët në krehrin e saj, vërtetimi se është punonjës efektiv i FNSH Dega Fier,  xhupi që  dyshohet se ka pasur të veshur ditën e ngjarjes etj.
Ne deklarimet si person ndaj te cilit zhvillohen hetime, shtetasi Eduart Budini, përveç pohimit plotësisht të autorësisë së vjedhjes  me dhunë, paraqet si motiv për kryerjen e saj qenien nën efektin e alkoolit dhe gjendjes së rënduar psikologjike për shkak të pragndarjes nga bashkëshortja. Gjithashtu pohon se në ngjarje ka përdorur armën e shërbimit  dhe se ishte  penduar. Sipas tij, pas ngjarjes kishte shkuar te vendi i taksive për t’i kërkuar falje shoferit, por nuk e kishte gjetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.