Investoi pas fitores së “Rilindjes”, falimenton dhe vret veten pas fitores së...

Investoi pas fitores së “Rilindjes”, falimenton dhe vret veten pas fitores së “drejtimi i duhur”

72
0
Shares

Viktima, Fatmir Myrto

Falimentimi i biznesit në Tiranë çoni në vetëflijim një 48-vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigracioni dy vite më parë.
Pronari i një pastiçerie në kryeqytet, i identifikuar si Fatmir Myrto, i dha fund jetës duke u vetëvarur në depon e shtëpisë së prindërve të tij, në fshatin e lindjes në Palavli, Bashkia Delvinë.
Viktima u gjet i vetëvarur me litar, ndërsa në vendin e ngjarjes blutë gjetën edhe një letër ku i ndjeri u kërkonte të falur babait, motrave, por edhe vajzave të tij për aktin që po kryente.
“Nuk mund ta duroja dot më këtë jetë. Gjithçka e kam humbur”, mësohet të ketë shkruar viktima në letrën që kishte lënë dhe që u gjet në vendin ku është vetëflijuar.
Viktima Fatmir Myrtaj, apo siç njihej me dokumentacione me emrin Jorgo Marto, pasi ka jetuar e punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Tirana në fshatin Palavli, për të parë të atin, i cili prej disa vitesh ndodhet në shtrat i paralizuar.
Mësohet se 48-vjeçari Fatmir Myrto, prind i tri vajzave, pas divorcit nga bashkëshortja, është larguar nga Greqia. Pasi divorcit në shtetin grek, ku kishte shumë vjet që punonte e jetonte, ai ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe u vendos në Tiranë.
Me paratë e fituara nga puna në emigracion, Myrto vendosi t’i futet rrugës së biznesit, duke hapur një pastiçeri në kryeqytet. Kjo zgjati rreth 2 vjet, por biznesi mesa duket i ka ecur keq dhe nuk e ka përballuar dot financiarisht pagesën e punonjësve në të.
Për këtë shkak ai vendosi ta mbyllte pastiçerinë, dhe ditën e enjte është drejtuar për në fshatin e lindjes për të vizituar babanë e sëmurë.
Dy ditë më pas, ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u lënë familjarëve të tij një letër ndjese për aktin e vetëflijimit, ku theksonte se ai kishte humbur gjithçka dhe se nuk mund ta përballonte më jetën.

“Panorama”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY