Hiqeshin si policë, nga Tapiza shkonin “për plaçkë” në Kamëz

Hiqeshin si policë, nga Tapiza shkonin “për plaçkë” në Kamëz

108
0
Shares

Komisariati i Policisë, Kamëz

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë. Arrestimi i tyre ka ndodhur për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajta pa të drejtë e uniformës” të parashikuara nga nenet 134/2 dhe 22 si dhe 247 të Kodit Penal.
Burime zyrtare të policisë Vendore të Tiranës, saktësojnë se dy drejtues  mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr. 5  që kanë bërë  kallëzim se, në datën 18 mars në territorin e Komisariatit Kamëz, tre persona të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit e sipërpërmendur duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vete. Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë  larguar.
Nga ana shërbimeve të Komisariatit të policisë  Nr. 5, Tiranë, falë një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundërligjshëm. Pas veprimeve të shpejta  hetimore, u identifikua  automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar ,që  ishte tip “Ford” me targa AA 551 LI.
Drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm janë, Halil Topalli, 22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare  për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”  dhe Shaban Topalli, 33 vjeç,  banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Të dy këta persona u arrestuan.
Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY