Jetë e vështirë në Shqipëri, 5 arinj të murrmë “fitojnë azil” në...

Jetë e vështirë në Shqipëri, 5 arinj të murrmë “fitojnë azil” në Kosovë

347
0
Shares

Foto Ilustruese

Rreth 50 arinj të murrmë janë në gjendje robërie në Shqipëri, ku i mungojnë kushtet minimale për mbijetesë. Në këto kushte, Ministria e Mjedisit ka firmosur një marrëveshje me fondacionin “Four Paës” në Kosovë, në mënyrë që 5 arinj të këtij lloji në Shqipëri të zhvendosen në strehimoren “Pylli i arinjve” në Prishtinë.
Sipas kësaj marrëveshje, Fondacioni do të asistojë Ministrinë e Mjedisit për përgatitjen dhe projektimin e një qendre shpëtimi në Shqipëri, si dhe zbatimin e një fushatë ndërgjegjësuese për publikun. Kjo qendër do të shërbejë  edhe si  qendër edukimi për nxënësit e shkollave dhe publikun e gjerë.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes tha se Kosova dhe Shqipëria po tregojnë se janë dy vende evropiane, të cilat jo vetëm që e respektojnë njëra-tjetrën, por edhe natyrën dhe kafshët.
Qendra e strehimit “Pylli i Arinjve” në Prishtinë strehon aktualisht 16 arinj të konfiskuar që mbaheshin në mënyrë të paligjshme në gjendje robërie në të gjithë Kosovën, fenomen kronik ky edhe në Shqipëri.
mrv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY